Paga minimale në Mal të Zi ndër më të ultat në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paga minimale e Malit të Zi prej 222 euro, pa taksa dhe kontribute, është ndër më të ultat në botë, u deklarua në raportin e fundit nga Organizata Ndërkombëtare e Punës , shkruan gazeta  Dan. Organizata së fundmi publikoi një Raport gjithëpërfshirës të Fitimeve Globale për periudhën 2020-2021. Raporti shqyrton tendencat e fundit të pagave, kontekstin ekonomik global, zhvillimet në tregun e punës dhe ndikimin që pandemia ka pasur mbi pagat. Dokumenti thekson se në Mal të Zi në periudhën nga 2010 në 2019, rritja mesatare vjetore e pagave minimale reale ishte vetëm një përqind, e cila është rreth 2.2 euro krahasuar me pagën minimale aktuale prej 222 euro, ndërsa, nga ana tjetër, produktiviteti i punës u rrit me 2.7 përqind. Luksemburgu, Irlanda, Gjermania, Belgjika, Hollanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Spanja kanë pagat më të larta minimale në Evropë dhe Azinë Qendrore, kurse nga vendet e rajonit, Sllovenia, është në shoqërinë e vendeve me paga minimale të larta. Kroacia është në grupin e vendeve me një pagë minimale mesatare, ndërsa Mali i Zi, Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria janë ndër vendet me pagat minimale më të ulëta.

Share.