Pacolli: Po e shqyrtojmë tërheqjen nga kandidimi për Interpol

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova mund të tërhiqet nga kandidimi për anëtarësim në Interpol për shkak se është larg sigurimit të votave të mjaftueshme për anëtarësim.

Sipas tij, Kosova nuk ka punuar mjaftueshëm për këtë anëtarësim, por problemet janë shtuar edhe se Samiti i radhës do të mbahet në Kinë, që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Pacolli ka thënë se për pak ditë pune ka siguruar 25 nota verbale që konfirmojnë mbështetjen në samitin e radhës të Interpolit, por që është shumë larg numrit të mjaftueshëm të votave për pranim për të cilin duhen të jenë 115 vota pro.

Share.