Pa pëlqim për Milka Tadiq Mijoviq dhe Sreqko Crnogorac

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dha pëlqimin e tij për emërimin e disa ambasadorëve që kanë karriera në diplomaci dhe kanë shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shkruan  Dan.

Gjukanoviq  dha një mendim negativ për 11 nga 18 ambasadorët e propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa shtatë kandidatë morën pëlqimin e kreut të shtetit për t’u emëruar.

Vuçiniq duhet të jetë kreu i ri i Misionit në Kombet e Bashkuara në New York, dhe Fushtiq  ambasadori në Britaninë e Madhe. Kruniq do të jetë ambasadori malazez në Këshillin e Evropës në Strasburg dhe Andiq do të përfaqësojë vendin tonë në Poloni, ndërsa Moshtrokol është propozuar si ambasador i Malit të Zi në Berlin. Kandidatët si Milka Tadiq, i cili është propozuar  për ambasadore në Shtetet e Bashkuara dhe Sreqko Crnogorac, i cili supozohej të ishte ambasador në Kinë, nuk morën pëlqimin e presidentit malazez.

Share.