ZILE ALARMANTE PER QEVERINË(VIDEO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu gjatë shqyrtimit të ligjit mbi gjyqet ka thënë se plani i racionalizimit të rrjetit gjyqësor , të cilin e ka miratuar qeveria e Malit të Zi është bërë pa pjesëmarrjen e përfaqesuesve të komunitetëve nacionale.

Nimanbegu shton se informata të cilën e ka dhënë ministria mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave të përfaqësimit të pakicave në Mal të Zi është një zile alarmante për qeverinë e Malit të Zi. Ajo që kemi konkretisht në këto ligje është se organet për kundravajtje dhe gjyqet për kundravajtje  suprimohen të gjithë , mbesin vetem filialat. Për Ulqinin filiali do të jetë në Tivar ndërsa gjyqi në Budve. Për të qenë më pranë qytetarëve kjo organizat do të duhej që secila komunë të ketë filialet e veta sepse sado që të ketë racionalizim , ndonjëherë duhet të kemi parasyshë edhe parametra të tjera.

Share.