Pa arrestime nuk mund të jemi të kënaqur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi Goran Daniloviq  ka thënë  se është mirë që është filluar  me veprime të caktuara në lidhje me gjendjen e sigurisë në Kotorr , por askush nuk mund të jetë i kënaqur derisa  disa persona të caktuar nuk do të sillen para drejtësisë.

Danilloviq sot u  takua me ambasadorin e Greqisë në Podgoricë Sotirios Atanasius i cili tha se Mali i Zi dhe Greqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera shtetërore, duke shtuar se Athina zyrtare shpreson ne zgjidhjet më të mira për të arritur zgjedhje të drejta dhe të lira në Mal të Zi .

Daniloviq ndër tjera e ka njohtuar Ambasadorin grek  për  përgatitjet që është duke bërë  Ministria e Brendshme  që listat zgjedhore të jenë transparente dhe të sakta.

Share.