P.Shkreli – Jemi optimist për një sezon të sukseshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Plazhi “Copacabana” me 1 Maj  zyrtarisht ka hapur sezonin veror 2021.Pronari i këtij plazhi dhe restoranti,njëherit edhe kryetar i shoqatës së plazhistëve dhe restoranteve, Prel Shkreli shprehet i kënaqur me numrin e mysafirëve që gjatë festës së 1 Majit kanë qëndruar në Ulqin.

Ai për televizionin Teuta u shpreh se “dallëndyshet e para” janë shumë premtuese se do të kemi një sezon të sukseshëm.Një grup i gazetarëve  nga Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia e Veriut qëndruan 6 ditë në Ulqin,ku patën mundësi të vizitojnë pjesët më atraktive të qytetit.Shkreli shprehet se gazetarët në Ulqin qëndruan në kohën më të mirë,sipas  tij ata kanë bartur me vehte përshtypjet më të mira të cilat do t’i transmetojnë në mediat e tyre.

 Vitin e kaluar Mali i Zi i ka pasur kufinjt e mbyllur me rajonin,por këtë vit janë të liruar edhe nga PCR testi.Pritet që në qershor  mysafirët të cilët vijnë nga Kosova të lirohen edhe nga siguracioni. Shkreli shpreson në një sezon të sukseshëm

 

 

Share.