“Otrant Olimpik” kualifikohet në Ligën e dytë të Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në terrenin e sportit në Plazhë të madhe u zhvillua ndeshja për kualifikime në Ligën e dytë malazeze. U takuan skuadra vendase “Otrant Olimpik” me “Çelikun” e Nikshiqit. Në fillim të ndeshjes u mbajt një minut heshtje për bashkëqytetarin tonë Gazmir Mustafiq i cili humbi jetën në moshën 27 vjeçare në një aksident komunikacioni.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoj me rezultatin 0:0, por pas shumë përpjekjeve në minutin e katërt të  pjesës së dytë gol arriti të shënoj lojtari më i ri i “Otrant Olimpik”, 18 vjeçari Kristian Shkrela dhe kështu skuadrës së vet i sjellë fitore me rezultatin 1:0. Kjo fitore e kualifikon klubin e futbollit “Otrant Olimpik” në Ligën e dytë të Malit të Zi. Trajneri i klubit Xhemal Kapllanbegu shprehet i kënaqur për rezultatin e arritur.

Lojtari i cili sjellë dy herë radhazi fitore klubit ulqinak, Kristian Shkrela për televizionin Teuta flet mbi ndeshjen dhe falenderon tifozët që i përkrahën.

“Otrant Olimpik” pas gjithë mundit e kualifikon Ulqinin në Ligën e dytë malazeze dhe kështu treguan se qyteti ynë ka sportist të cilët duhen përkrahur.

Share.