Otrant – Olimpik kthehet me humbje nga Plava

0

Skuadra e Otrant – Olimpik në xhiron e pestë të ligës së dytë të Malit të Zi në futboll, udhëtoi dje drejt Plavës ku u ndesh me skuadrën e Jezero. Vendasit u treguan më të mirë në lojë dhe fituan me rezulatatin 2-1, duke  regjistruar humbjen e dytë për skuadrën e Ulqinit në këtë fillim kampionati. Golat për vendasit u shënua nga Osmajliq në minutën e 14-të dhe Ajkoviq në të 63-ën, kurse për Otrant-Olimpik diferencën e ngushtoi Valentin Rudoviq në kohën shtesë. Pas pesë xhirove, skuadra nga Ulqini ndodhet në vendin e tetë me pesë pikë të grumbulluara.

Share.

Leave A Reply