“Otrant Olimpik” ka filluar stërvitjet për sfidat e reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas të gjitha apeleve dhe përpjekjeve klubi i futbollit “Otrant Olimpik” arriti të mbijetojë krizën financiare. Me ndihmën e 10.000 eurove të financuara nga Komuna e Ulqinit ato do të renovojnë fushën e lojës të hotelit “Olimpik”, tribunat dhe dhomat e veshjes,si dhe të shlyejnë obligimet ndaj Federatës të futbollit të Malit të Zi.

Me datën 1 gusht përfaqësuesit e Federatës do të sjellin vendimin përfundimtar mbi fatin e klubit. Menaxheri i “Otrant Olimpik” Skender Rexhoviq u shpreh mjaftë optimist se problemet me të cilat përballet klubi do të tejkalohen në sezonin e ardhdhëm. Për sezonin në vazhdim “Otrant Olimpik” ka përforcime të reja. Përveç dy trajnerëve të cilët ishin pjesë e klubit vitin e kaluar Xhemal Kapllanbegu dhe Rudi Piraniqi, këtët vit me to do të punoj dhe trajneri nga Korea. Gjithashtu, pjesë e seniorave do të jenë dhe dy lojtarët e talentuar të qytetit tonë të cilët deri tani ishin anëtar të klubeve të Malit të Zi she Shqipërisë, Halil Muharremoviq dhe Adrijan Rudoviq.

Share.