Otrant – Olimpik humb përsëri. Si “vendas” 0-1 ndaj Jedinstvos

0

Skuadra e Otrant-Olimpk ka regjistruar humbjen e tretë në 6 ndeshjet e para të kategorisë së dytë në futboll. Kësaj radhe skuadra e Ulqinit si vendase u detyrua të luaj në Podgoricë, ku humbi 0-1 ndaj skuadrës së Jedinstvo të Biello Poljes. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Andrej Cvijoviq në minutën e 38-të. Pas xhiros së 6-të, Otrant-Olimpik ndodhet në vendin e parafundit në tabelë me 5 pikë të grumbulluara.

Share.

Leave A Reply