Otrant-Olimpik fiton ndaj Sllogës së Radoviqit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në xhiron e fundit për pjesën e parë të sezonit, skuadra e qytetit tonë Otrant-Olimpik arriti të fitojë në transfertë ndaj Sllogës së Radoviqit me rezultatin 3-1.

Golat u shënuan nga Shkreli, Gjinoviq dhe Alibegu me penallti.

Mbas kësaj ndeshjeje Otrant ndodhet në krye të klasififikimit me 26 pikë dhe golavarazh 37-3.

Vazhdimi i sezonit do të fillojë në muajin mars .

Kohëve të fundit klubi është përsëri duke u përballur me vështirësi financiare, prandaj ata apelojnë që të ndihmohen edhe nga organet kompetente të pushtetit lokal.

Share.