Otrant-Olimpik fiton edhe ndaj Igallos

Otrant-Olimpik fiton edhe ndaj Igallos

0

Me golin e shënuar nga Knezheviq në minutin e fundit të ndeshjes ,  KF ” Otrant Olympic ” arriti të mposhtë KF ” Igallo ” duke shënuar fitoren e  pestë radhazi dhe duke ruajtur pozicionin e vendit të tretë në tabelë.  Trajneri i KF ” Otrant Olympic ” Millija Savoviq deklaroi për TvTeuta që beson në djemtë e klubit të cilin e drejton dhe që për asnjë moment nuk ka dyshuar në to sa i përket ndeshjes .

Savoviq ndër të tjera shtoi se ky rezultat ia përforcon edhe më shumë pozicionimin në tabelë dhe për këtë ndihen të lumtur . Djemtë e ” Otrant Olympic ” i presin edhe disa ndeshje të rëndesishme deri në përfundim të pjesës së parë të kampionatit, të cilën shpresojnë se do ta përmbyllin me rezultate pozitive.

Please follow and like us: