Otrant – Olimpik barazon në fushën e “vet”

0

Në ndeshjen e xhiros së dytë të kategorisë së dytë të Malit të Zi në futboll skuadra e Otrant – Olimpik barazoi 2-2 me Deçiq. Në këtë ndeshje skuadra e Ulqinit ishte vendase, por për mungesë të stadiumit u desh të luajë ndeshjen në atë të Arsenalit të Tivatit.

Golat për Otrant-Olimpik u shënuan nga Rudoviq dhe Rexhoviq në minutën e 14-të dhe 85-të, kurse për miqtë shënuan Tuqi në minutën e 16-të dhe Lulgjuraj në të 41-tën. Në dy ndeshjet e para të kampionatait, Otrant – Olimpik ka regjistruar dy barazime, kurse situata financiare e klubit është katastrofale.

Share.