OT prezantohet në panairin e Varshavës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata Turistike e Ulqinit mori pjesë për herë të katërt në panairin e Varshavës World Travel Show, që u mbajt prej 20 deri me 22 tetor, në bashkepunim me kolegët e organizatave lokale nga Mali i Zi. Prej afaristëve tane kanë qenë prezent hoteli Continental, hoteli Lagun, kamp Safari, hoteli Prego si dhe apartamentet Llolla, Eneida, Edita dhe Kasmi. Gjate panairit Organizata Turistike e Ulqinit ka patur një prezantim të vecantë në skenën kryesore dhe ka njoftuar të pranishmit dhe perfaqesuesit e mediave me bukuritë, oferten dhe potencialet e vendit tonë.

Stendën e ka vizituar edhe ambasadorja e Malit te Zi Lilana Toshkoviq, si dhe grupa e gazetareve dhe turoperateve qe kane vizituar Ulqinin disa dite para fillimit te panairit , kështu që nga Oraganizata Turistike shpresojnë se me këtë prezentim do të tërheqin sa më shume turistë që janë në rritje vitet e fundit. Stenden e Malit te Zi e ka vizituar edhe ministri i Turizmit dhe sportit te Polonisë, Darijush Rogovski. Gjate 8 muajve të parë të vitit 2017, ne akomodimin kolektiv kanë qendruar afër 27.000 turiste nga Polonia 21% me teper se vitin e kaluar, të cilët kane realizuar 125.000 fjetje ose 18,3% me teper në krahasim me vitin e kaluar.

 

Share.