OT: Organizimi i Vitit të Ri në Plazh të Vogël

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e pregaditjeve për organizimin e Vitit të ri 2018, mbremë në Ranë u mbajt një takim me afaristët e Ulqinit, Komunën, Organizatën Turistike të Ulqinit dhe Qendrën për Kulturë. Në takim është vendosur që këtë vit të bëhet organizimi i këtij manifestimi në shetitoren e Plazhit të vogël, ku do të marrin pjesë grupa Fisniket dhe Trio Gusht. Stolisja e qytetit do të fillojë në fillim të muajit dhjetor, ku i  gjithe qyteti do te zbukurohet dhe do të mund të ndihet atmosfera e festave të fund vitit.

I gjithë organizimi do të fillojë nga orët e hershme të pasdites me aktivitetet për më të vegjëlit.

Javen e ardhshme pritet të mbahet edhe takimi i parë i trupit koordinues, detyra e së cileve do të jetë të merren me pjesën zbavitëse të programit por edhe pjesën financiare dhe teknike të programit. Pritet të bëhet edhe promovimi dhe fushata në disa qytete në rajon.

Ndoshta Ulqini nuk mund të bëhet epiqendër i ndodhive të festave të fund vitit, por Organizata Turistike dhe Komuna e Ulqinit punon në promovimin e qytetit edhe në këtë pjesë të vitit, kështu që shpresojmë shumë që të gjithë qytetarët por edhe më gjërë të zgjedhin Ulqinin si destinacion dhe të gjithë së bashku të presim Vitin e Ri 2018.

I gjithë publiku do të informohet me kohë për të gjithë aktivitetet që do të mbahen me 31 dhjetor.

Shërbimi i OT Ulqin

Share.