OT: Në Ulqin po qëndrojnë 10.595 turistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Ulqin akoma po qëndron një numër relativisht i lartë i turistëve, duke pasur parasysh se jemi në mes të shtatorit dhe se vendi ynë ndodhet në listën e kuqe të udhëtimeve. Sipas të dhënave të OT të qytetit, në Ulqin aktualisht po pushojnë 10.595 turistë, mbi 95% e të cilëve janë të huaj. Numri më i lartë, 7866 prej tyre janë në akomodim privat, 2525 në hotele, ndërsa pjesa tjetër në kampe dhe pushimore.

Share.