OT ne panairin e Budapestit

0

Ot1Ne panairin e 38 nderkombetar Utazas qe po mbahet ne Budapest prej 26 shkurt deri me 1 mart, eshte duke marre pjese Organizata Turistike e Ulqinit ne bashkepunim me organizatat locale te Tivarit, Tivatit, Budves, Kotori dhe ONT, te cilet jane duke prezantuar oferten turistike ne teresi te krejt Malit te Zi.

 

Prezantimin e perbashket te organizatave lokale turistike e kane perkrahur nje numer I madh I afaristeve tane, si me materijalet e veta promovuese poashtu edhe me prezencen e tyre sic jane hoteli Riva, agjensionet Dulcinea dhe In Montenegro nga Ulqini.

 

Diten e pare te panairit jane mbajtur disa takime me perfaqesuesit e shume agjensioneve turistike dhe turoperateve, ndersa vizitoreve i eshte ofruar nje numer i madh I materijalit promovues sic jane katalogu I akomodimit privat dhe hotelijerik, katalogu per Ulqinin, hartat e qytetit te vjeter dhe Rivieres se Ulqinit, kartolina si dhe materijali promovues I hotelijereve dhe agjensioneve turistike. .

 

Ne panairin e 38 nderkombetar Utazas te Budapestit marrin pjese 500 ekspozues nga 30 vende te ndryshme te botes, gje qe konfirmon faktin qe ky panair ndjek trended e panaireve te turizmit ne rajon.

 

Gjate vitit 2014 Ulqinin numri i realizuar i fjetjeve nga turistet e Hungarise eshte 4.018.

 

Sherbimi i OT Ulqin

Share.