OT e Ulqinit në panairin turistik në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata Turistike e Ulqinit për herë të tretë është duke marrë pjesë në panairin e Tiranës që mbahet me 24 dhe 25 mars 2017. Këtë vit Organizata e Ulqinit është edhe bartëse dhe organizatore e këtij panairi dhe në kuadër të stendës sonë janë prezent Ministria e turizmit, Organizata Nacionale e Malit të Zi, OT e Budvës, Tivarit, Podgoricës, Zhablakut, Kolashinit, si dhe shumë afaristë dhe hotelijere siç janë hotel Hilton nga Podgorica, hotelet Mediteran, Llolla, Cruiser, Continental, Eneida nga Ulqini.

Panairi i Tiranës organizohet nga firma e njohur për panaire në Shqipëri Albexpo Group në bashkëpunim me  shoqatën e turizmit të Shqipërisë dhe Agjensionin nacional të turizmit, dhe ky panair mbledh për rreth 100 operatere turistike nga të gjithe vendet e Shqipërisë në mënyrë që të promovohet oferta turistike në nivel sa më të lartë.

Ne hapjen zyrtare që është bërë sot, fjalën përshendetëse e pati edhe drejtori i OT Mr Fuad Haxhibeti i cili shprehi kënaqësinë për prezencen në këtë panair duke shpresuar që marredhënjet e mirë me Shqipërinë do ti kemi edhe në të ardhmen por, shpreson që edhe bashkëpunimi në lëmin e turizmit te zgjerohet edhe më tepër. Gjatë ditës drejtori ka japur edhe shumë intervista për gazetarë  dhe televizonet më të njohura të këtij vendi të cilët poashtu patën mundësinë të inçizojnë stenden tonë dhe të degustojnë disa nga ëmbëlsirat tradicionale , vererat dhe rakine nga Mali i Zi.

Një vizitë të shkurtër e ka bëre edhe kryetari i bashkësisë së Tiranës z.Erion Veliu i cili poashtu ka patur fjalën përshëndetëse në hapjen e panairit.

Shqipëria është një treg i rëndësishëm për Malin e Zi në përgjithësi sepse kohëve të fundit kemi rritje të numrit të turistëve nga ky vend por sigurisht që duhet të punojmë sa më tepër në promovimin e ofertës turistike. Ky panair do të zgjasë edhe nesër me 25 mars dhe mund të themi që stenda e Malit të Zi ka ngjallur interesim të madh nga të gjthë vizitorët.

Gjate vitit 2016 Ulqinin e kane vizituar 7.079 turiste nga Shqiperia qe kane realizuar 37.351 fjetje.

 

Shërbimi i OT Ulqin

 

Share.