Osmanoviq: Xhirollogaria do të zhbllokohet së shpejti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit, Sead Osmanoviq, tha për TV Teuta se këto ditë Qeveria e Malit të Zi duhet të miratojë kompensimin për Pyllin e Pishave, për çka në llogari të Komunës do të derdhen mbi 3 milionë euro kurse pjesa tjetër do të jetë garanci bankare. Pritet që pas kësaj kjo çëshjte të dalë në Kuvendin Komunal dhe të miratohet nga këshilltarët. Osmanoviq tha se nuk pret që këshilltarët e koalicionit qeverisës të votojnë kundër kësaj iniciative, dhe se pas miratimit xhirollogaria e Komunës do të zhbllokohet brenda një periudhe të shkurtër.

Share.