Osmanoviq: Të ardhurat e buxhetit gati 1 milion euro më të larta se vitin e kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit Sead Osmanoviq, tha për televizionin Teuta se realizimi i të ardhurave në buxhetin e Komunës së Ulqinit deri në fund të muajit shtator ishte  mbi 5,4 milionë euro, një rritje e konsiderueshme nga 4,6 milion që ishte vitin e kaluar. Ai tha se rritja e të vjelurave tatimore ka ndikuar pozitivisht në situatën e përgjithshme finanicare të Komunës, edhe pse problemet duhet kohë që të tejkalohen.

Problem paraqet bllokimi i xhiro llogarive të disa ndërmarrjeve publike, të cilat nuk kanë mundësi të shlyejnë detyrimet e tyre tatimore. Osmanoviq tha se Komuna është duke e respektuar si duhet reprogramimin e borxheve deri në vitin 2014, por pas kësaj date ndërmarrjet nuk kanë qenë në gjendje që të shlyejnë detyrimet, çka ka rezultuar me bllokimin e xhiro llogarisë. Ai njoftoi se Drejtoria e tatimeve edhe në të ardhmen do të insistojë gjithjnë e më tepër në respektimin e shlyerjes së detyrimeve, pasi e njëjta gjë po ndodh edhe në Komunat tjera. Ai vlerësoi se ndërmarrjet si  Organizata turistike, Veprimtaritë-Komunale dhe Ujësjellës-kanalizimet aktualisht janë në gjendje të mirë financiare.

Share.