Osmanoviq: Situata për momentin e mirë, por rasti K1 mund të prishë gjithçka

0

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit, Sead Osmanoviq, tha për TV Teuta se gjendja financiare e Komunës për momentin është e mirë, por gjithçka mund të përkeqësohet nëse nuk gjendet një zgjidhje për bllokimin që kërcënohet nga rasti K1. Gjykata Ekonomike i ka mundësuar Komunës 2 muaj afat kohor deri në bllokimin e xhirollogarisë, kohë e cila duhet shfrytëzuar që të gjendet një zgjidhje, tha Osmanoviq. Obligimet e Komunës ndaj furnizuesve dhe të punësuarve janë duke u shlyer në mënyrë të rregullt,dhe pritet që kjo të vazhdojë dhe në të ardhmen.

Share.

Leave A Reply