OSMANOVIQ: SITUATA FINANCIARE NË KOMUNËN E ULQINIT STABILE

OSMANOVIQ: SITUATA FINANCIARE NË KOMUNËN E ULQINIT STABILE

0

Objektivi i Sekretarit për Buxhet dhe Financa në Komunën e Ulqinit kurë muar postin e sekretarit të financave në vitin 2016 ka qenë që të stabilizoi gjendjen e financave që  sipas sekretarit Sead Osmanoviq deri diku është arritur.

 “Të punësuarit në Komunën e Ulqinit tani i kanë rrogat e rregullta, si dhe bëhet pagesa e kontributeve  që është parapa me riprogram,që nuk ka qenë rast ndoshta në dhjetë vitet e fundit “ u shpeh Osmanoviq  ,dhe shtoi se nuk mund të thojë se Komuna e Ulqinit nuk ka borxhe ,por janë të riprogramuara, dhe Komuna e Ulqinit aktualisht është likuide dhe mund t’i shlyej detyrimet ashtu siç është definuar dinamika e pagesave.

Borxhet më të mëdha që ka Komuna e Ulqinit janë borxhet e riprogramuara me Drejtorinë e të Ardhurave Publike që deri në vitin 2014 janë 5 milion,dhe 2.5 milion euro  deri në vitin 2018,ku është bërë edhe riprogramimi ,dhe janë duke u paguar rregullisht,po ashtu janë kreditë që do të aktivizohen shumë shpejt, shumë kjo  prej 20 milion euro, dhe 5 milion euro që do të aktivizohet në vitin vijues, dhe rreth 1.5 milion borxhe ndaj furnizuesëve.

Please follow and like us: