Osmanoviq: Ato që nuk paguajnë tatimin do të përballen me padi gjygjësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sekretari për financa në Komunën e Ulqinit, Sead Osmanoviq, tha për televizionin Teuta se nga ky institucion kohët e fundit kanë intensifikuar veprimet për vjeljen e tatimit në patundshmëri. Ai u bëri thirrje atyre që nuk i kanë paguar tatimet që këtë gjë ta bëjnë sa më shpejt, përndryshe do të përballen me padi gjygjësore, dhe si pasojë do të paguajnë edhe dënimet që janë mjaft të larta.

Osmanoviq tha se çdo paqartësi apo edhe parregullsi në kalkulimin lartësisë së tatimit mund të rregullohet lehtë pasi në terren ndodhen ekipet nga Komuna që mund ta zgjidhin këtë çështje.

Share.