Orlando Bloom viziton refugjatët sirianë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aktori me famë botërore, Orlando Bloom ka vizituar mëngjesin e së martës kampin e refugjatëve në qytetin e Gjevgjelisë, në afërsi të pikës kufitare që lidh Maqedoninë me Greqinë.Si ambasador i vullnetit të mirë pranë organizatës humanitare “UNICEF”, ai ka biseduar me refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe është interesuar për vështirësitë e tyre gjatë rrugëtimit që bëjnë, problemet në vendlindje, si dhe për synimet e refugjatëve. Ylli i Hollivudit nuk është prononcuar për mediat në Maqedoni. Ai, vizitën e tij të paparalajmëruar e kishte rezervuar vetëm për emigrantët dhe aktivistët e organizatave humanitare, që i ndihmojnë ata.Gjatë qëndrimit në Gjevgjeli, Bloom pa nga afër nisjen e trenave specialë, që transportojnë refugjatët nëpër Maqedoni, nga pika kufitare me Greqinë drejt Serbisë.

Share.