Organizata turistike e Ulqinit merr pjesë në panairin e turizmit në Tiranë dhe Varshavë

Organizata turistike e Ulqinit merr pjesë në panairin e turizmit në Tiranë dhe Varshavë

0

Nga dita e djeshme Organizata Turistike është duke marrë pjesë në Panairin e turizmit në Tiranë, dhe Varshavë.

Përveç Organizatës turistike e cila do të bëjë prezantimin e ofertës turistike në këto panaire ofertat e veta turistike do ti prezantojnë edhe disa përfaqësues të objekteve hoteliere dhe afaristë turistik.

“Shumë shpejt do të publikojmë disa broshura të reja për turizëm shëndetësor për kampistë,shtëpi private,dhe objekte hoteliere.Kjo është një risi që do të jetë në tregun e promovimit të turizmit,pra këtë vit do të jemi më të kompletuar sa i përket materialeve propaganduese të cilat do të shpërdahen nëpër të gjitha panairet”u shpreh drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit Fatmir Gjeka.

Ai tha se 50 taksëpaguesit më të mëdhenj do të jenë të përfshirë në këtë broshurë.

Sipas Gjekës risi tjetër që sjellë kjo Organizatë është hapja e një konkursi ku do të keni mundësi përveç OJQ-ve të konkurojnë edhe persona fizik që kanë ide të mira në  fushën e turizmit.

Please follow and like us: