Orë të reja njehsuese deri në fund të vitit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në territorin e komunës së Ulqinit deri në fund të vitit 2015 do të bëhet ndërrimi i orëve njehsuese, ku sipas drejtorit të Elektrodistribucionit  Loro Nrekiq janë gjithsejtë 3,144 orë. Këtë projekt është duke e realizuar Elektroekonomia e Malit të Zi e që kap shumën prej  34 milion euro.

Përparësitë e orëve të reja sipas drejtorit Nrekiq janë disa,ku si të parën numëron zvogëlimin e humbjeve të energjisë elektrike, pastaj më nuk do të ketë lexues të orëve shtëpi, në  shtëpi, por do të lexohen nga Qendra, nga edhe do të bëhet ç’kyçja nga rrjeti , i konsumatorëve  që nuk do të bëjnë pagesën e rregullt të faturave.

Janë shpallur disa tender sipas plan programeve të investimeve e që kanë të bëjnë me vendosjen e trafostacioneve të reja në disa zona të qytetit: Në Qendër të Shtojit, Gjerana, dhe Kollomz të cilët do të ndikojnë në furnizim më të mirë dhe të rregullt të energjisë elektrike në këto zona por edhe në zonat për rreth. Investime do të ketë po ashtu në ndërrimin e blloqeve të tensionit të ulët në disa trafostacione të cilët janë të vjetërsuar, por nuk do të lehen anash as kërkesat e qytetarëve për ndërrimin e shtyllave të vjetërsuara,apo të dëmtuara

Deri në fund të këtij viti do vazhdohet me ndërrimin e orëve matëse,andaj në zonat ku bëhen ndërrimet nuk do të ketë furnizim me rrymë elektrike.

Share.