Orav: Së shpejti hapja e kapitullit 17

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi i ka plotësuar kriteret kryesore, ka miratuar Strategjinë e konsolidimit fiskal deri në vitin 2020 dhe ka krijuar kushtet që deri në vitin e ardhshëm të hap  kapitullin e ri për bisedime  me Bashkimin Evropian, kapitullin 17- bashkimi monetar dhe ekonomik, vlerësoi shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav në debatin publik në Këshillin për integrimet evropiane, duke shprehur shqetësim vetëm për shkak të deficitit dhe buxhetit publik.

Orav poashtu tërhoqi vërejtjen në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe ekonomisë së tregut dhe rritjen e konkurrencës, si parakusht për sigurimin e ambientit më të mirë afarist.  Nga Banka Qendrore u kumtua se për shkak të sigurimit të pavarësisë së plotë të këtij institucioni, do të duhej që të ndryshohet Kushtetuta. Kjo duhet të bëhet për shkak të, siç tha këshilltarja e zëvendës guvernatorit, Milica Kilibarada, sjelljes së një pako ligjesh për Bankat, për definimin e pozitës së bankës Qendrore, me insistim të Komisionit Evropian, sikur edhe në vendet e rajonit.

 

 

Share.