Orav: Afera “Zarfi” duhet të zgjidhet

0

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav, ka deklaruar se institucionet e vendit duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e duhur për të zgjidhur aferën “Zarfi”. Ai gjithashtu pati kritika ndaj mospjesparrjes së opozitës në Këshillin për ndërrimin e legjislacionit zgjedhor, organ i cili u formua pikërisht me iniciativë të tyre. Orav cilësoi se Mali i Zi ka bërë progres në politikën e jashtme dhe bashkëpunimin rajonal, por jo në lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit.

Share.

Comments are closed.