Orar i ri i punës në administratën publike?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Qeveri janë duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të orarit të punës në administratën publike, në të cilën aktualisht punohet prej 9.00 deri në orën 17.00, sipas modelit europian. Arsyeja kryesore e këtij ndryshimi mendohet të jetë pakënaqësia e punonjësve me orarin aktual, i icili shihet si pengesë për  një jetë të shëndoshë familjare. Sipas gazetës Pobjeda,  propozimi për ndryshimin e këtij orari ka hyrë në procedurë, dhe para shqyrtimit nga Qeveria, duhet të marrë miratimin e komisioneve qeveritare.

Burime nga Qeveria për këtë gazetë kanë thënë se në rast miratimi, kalimi në orar të ri do të bëhet në ditën e ndryshimit të njehësimit të kohës me 26 mars. Orari aktual i punës është vendosur në vitin 2004. Nëse ndryshimi miratohet, atëherë orari i punës  pritet të jetë prej 7.00 deri në 15.00, ose prej 7.30 deri në orën 15.30.

Share.