Ora e kryeministrit: Nimanbegu pyet për gjendjen epidemiologjike, përjashtohet Popoviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Cetinë sot filloi seanca e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën në rend të ditës ishte ora e kryeministrit. Në fillim të seancës deputetët në hyrje të ndërtesës u përballen me një numër qytetarësh të mbledhur, të cilët hodhën parulla si kundër përfaëqsuesve të mazhorancës ashtu edhe kundër atyre të opozitës. Në fillim të mbledhjes ndodhi incidenti i parë kur kryetari i Kuvendit Aleksa Beçiq largoi nga seanca deputetin e Partisë Liberale, Andrija Popoviq, pasi ky i fundit e gjuajti rregulloren e Kuvendit, i pakënaqur me trajtimin nga ana e kryetarit. Më pas kryetari Beçiq vendosi që seanca të shkojë në pauzë. Pas pushimit seanca vazhdoi me pyetjet e deputetëve dhe përgjigjet e kryeministrit Krivokapiq. Deputeti i Listës Shqiptare Genci Nimanbegu në fjalimin e tij u ankua se në njërën nga pyetjet e drejtuara ministrive përkatëse nuk ka marrë përgjigje në afatin e duhur dhe se është i detyruar ta përsërisë.

Në vazhdim të seancës kryeministri Krivokapiq vazhdoi të përgjigjet në pyetjet e deputetëve, kur për Ulqinin interesant ishte pyetja e deputeti të LQ URA, Millosh Konatar, lidhur me referendumin për kërkimet e naftës. Krivokapiq u përgjigj se organizimi i referendumit do kushtonte 2 milionë, kurse ndërprerja e kërkimeve deri në 100 milionë euro.  Ai e la të hapur mundësinë për përkrahjen e një referendumi nëse do të kushtonte më pak.

Share.