Ora e kryeministrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, iu përgjigj dje pyetjeve të deputetëve të Kuvendit ku theksi kryesor ishin protestat e organizuara nga Fronti Demokratik në Podgoricë. Sipas Djukanoviq, qëllimi kryesor i protestave ishte cenimi i pavarsisë së Malit të Zi, dhe jo demokratizimi i vendit.

Ai tha se protestat nuk ishin të qeta ashtu sic u paralajmërua nga organizatorët, dhe se reagimi i policisë ishte konform rregullave të parapara në situata të tilla, kurse rastet individuale të tejkalimit të kompetencave do të procesohen nga organet kompetente.

 

Share.