OPSION I RI PËR SPECIALEN

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 Autoritetet kosovare kanë në analizë dy opsione për ngritjen e Gjykatës Speciale. Krahas përpjekjes që këtë qëllim ta mbërrijnë duke e riproceduar në Kuvend amendamentin kushtetues, që dështoi të votohej javën e shkuar, një opsion tjetër është që Gjykata të ngrihet pa u prekur fare Kushtetuta.Burime të gazetës kanë thënë se, në nivel ekspertësh, është duke u shqyrtuar mundësia që të merret për bazë legale vetëm letërkëmbimi ndërmjet presidentes Atifete Jahjaga dhe baroneshës Catherine Ashton, që ka marrë statusin e marrëveshjes ndërkombëtare pasi është ratifikuar në Kuvend.

Share.