Opozita sot takohet për platformën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Takimi i opozitës i cili duhet të përcaktojë një qëndrim të përbashkët dhe platformë të mundshme për bisedime me kryeministrin Dushko Markoviq do të mbahet sot, shkruan Pobjeda.

Takimi do të mbahet formalisht me iniciativën e lëvizjes qytetare “Za nas ” pas kundërshtimit nga partitë e tjera thirrjes së Frontit Demokratik për bisedime që do të mbaheshin në nivel të udhëheqësve të opozitës.

Sipas Pobjedës, të gjitha partitë opozitare në parim e kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në takim, por nuk ishin në gjendje të premtojnë se pjesmarrja do të jetë në nivelin më të lartë. Frontin në takim do ta përfaqsojë Nebosjsha Medojeviq, i cili ka njoftuar se në takim do të paraqesë edhe platformën e këtij grupacioni.

Share.