Opozita shqyrton mundësinë e bojkotit të Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë opozitare do të mblidhen sot me qëllim diskutimin e hapave të metejshëm pas zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit. Sipas disa burimeve të gazetës “Dan” në takim do të shqyrtohet edhe mundësia e bojkotit të Kuvendit, pasi këto subjekte procesin zgjedhor e konsiderojnë të parregullt dhe nuk i njohin rezultatet përfundimtare.

Një arsye më tepër konsiderohet të jetë edhe skandali i ndodhur natën e shpalljes së rezultateve nga Komisioni Zgjedhor Shtetëror, ku në qendër të vëmendjes ishin përfaqsuesit e koalicioneve shqiptare “Me një qëllim” dhe Lidhjes Demokratik e Shqiptare. Përfaqsuesi i koalicionit “Çelësi” Dritan Abazoviq është deklaruar hapur pro bojkotit të Kuvendit, mendim që e siç duket e ndajnë edhe Demokratët, Fronti Demokratik dhe Partia Socialdemokrate.

Share.