Opozita prezantoi keqpërdorimet në zgjedhjet e 16 tetorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqsuesit e koalicionit Çelësi, Demokratëve dhe Partisë Socialdemokrate prezantuan sot në konferencë për media raportin i cili sipas tyre paraqet shkeljet e të drejtave të qytetarëve në zgjedhjet e 16 tetorit. Si shkelje më flagrante janë cilësuar ambienti jodemokratik, krijimi i atmosferës së frikës, grushti i shtetit, ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale Viber dhe Whats Up, largimi nga puna e të tjera.

Nga opozita presin që reagimin e prokurorisë në lidhje me parregullsitë e evidentuara. Ato gjithashtu i bëjnë thirrje prokurorisë që sa më shpejt të ofrojë prova për tentativën e akteve terroriste në ditën e zgjedhjeve , dhe të tregojnë se kush qëndron pas kësaj ngjarjeje.

 

Share.