Opozita nuk do të pengojë konstituimin e Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fronti Demokratik, Partia Socialdemokrate, koalicioni Çelësi, dhe Demokratët, megjithë mospraimin e rezultatit të zgjedhjeve nuk do të pengojnë konstituimin e Kuvendit të ardhshëm, mëson Pobjeda nga burime brenda këtyre subjekteve.

Në mbledhjen e mbajtur në ambientet e Kuvendit është rënë dakord që pakicave tu dërgohet ofertë formale për formimin e qeverisë, çka do të thotë se nuk do të ketë opstruksion për formimin e legjislativit.

Se bojkoti i Kuvendit nuk është më një opsion, e kanë konfirmuar edhe liderët e koalicionit Çelësi Srgjan Miliq dhe Zharko Rakçeviq, gjatë takimit me zyrtaren e Delegacionit Europian Angelina Rajhorst.

Share.