Opozita nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partitë opozitare në Mal të Zi, Fronti Demokratik, koalicioni Çelësi, Partia Socialdemokrate dhe Demokratët janë të vendosur që të mos pranojnë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare derisa organet kompetente të përcaktojnë nëse në ditën e zgjedhjeve ka pasur tentativë për grusht shteti. Një natë para zgjedhjeve policia arrestoi 20 shtetas të Serbisë të cilët dyshohen se gjatë zgjedhjeve do të tentonin të sulmojnë institucionet shtetërore.

Nga partitë opozitare është kumtuar se presin nga organet shtetërore që të marrin informatë nëse është tentuar grusht shteti apo jo. Nëse kjo nuk është e vërtetë atëherë do të thotë se PDS këtë e ka shfrytëzuar për qëllime të përfitimit në zgjedhje, thuhet në deklaratën e tyre. Ato gjithashtu insitojnë në formimin e një komisioni të pavarur, me përbërje edhe të faktorit nëdrkombëtar,  i cili do të vërtetojë dyshimet për tentativën e grushtit të shtetit. Ato gjithashtu votuan kundër raportit preliminar të Komisionit Zgjedhor Shtetëror.

Share.