Opozita kërkon me ngulm kandidaturën e Qalloviq?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas tërheqjes së Aleksa Beçiq nga kandidatura për president, të paktën në mënyrë deklarative, pjesa tjetër e opozitës është duke kërkuar një kandidat të përbashkët për zgjedhjet presidenciale. Sipas disa mediave të vendit, Partia Socialdemokrate me ngulm kërkon që kandidat të jetë Vanja Qalloviq, drejtoresha ekzekutive e OJQ  MANS, e cila më herët nuk ka shprehur interesim për një gjë të tillë. Megjithatë, në PSD nuk duan të heqin dorë dhe shpresojnë që ajo të ndryshojë mendim. Problem mund të paraqesë Fronti Demokratik, i cili duket se po tenton të shtyjë një kandidat të vetin, por mundësitë që një i tillë të përkrahet nga pjesa tjetër e opozitës janë minimale. Sidoqoftë, akoma nuk është e qartë nëse ka dicka serioze për kandidaturën e mundshme të Qalloviq, apo gjithcka është spekullim, kurse Partia Demorkatike e Socialistëve pret të njohë kandidatin e opozitës, pasi as ata nuk kanë përcaktuar  ende kandidatin e tyre. Një përplasje Gjukanoviq-Qalloviq do të ishte mjaft interesante, pasi për herë të parë në garë do të ishte edhe një kandidate e gjinisë femrore.

Share.