Opozita bisedoi me Partinë Boshnjake

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përfaqsuesit e partive opozitare Miodrag Lekiq dhe Zharko Rakçeviq, biseduan sot me antarët e Këshillit Qendror të Partisë Boshnjake, Orhan Shahmanoviq, Adnan Muhoviq, Mirza Medunjanin dhe Ervin Durakoviq.

Në bisedimet që zgjaten disa orë në Podgoricë u konkludua se nuk ka asnjë pengesë që partitë e pakicave të formojnë qeverinë me përkrahjen e opozitës, si dhe organizimin e zgjedhjeve të lira të cilat do të shprehnin vullnetin  real të qytetarëve.

Shahmanoviq dhe Muhoviq, të cilët janë kryetarët të Plavës dhe Petnjicës, thanë se do të kërkojnë nga Këshilli Qendror që krahas ofertë së PSD-së të shqyrtohet edhe oferta e opozitës. Muhoviq u shreh kritik ndaj partisë në pushtet duke thënë se nuk respekton marrëveshjet me Partinë Boshnjake, sidomos ato në nivelin lokal.

Share.