OJQ-të kërkojnë të sigurohet qasje në informata

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Grupi prej 11 OJQ-ve ka apeluar te kryeministri Dushko Markoviq dhe nën kryetari i Qeverisë Zoran Pazhin që Komisioni për përcjelljen e hetimit të sulmeve ndaj gazetarëve të sigurojë qasje në informata dhe të shpall raportin mbi punën e këtij trupi. Këtë e kanë kërkuar Aksioni për të drejtat e njeriut, Qendra për Arsimimin Qytetar, Qendra për Gazetari Hulumtuese,Qendra për Monitorim dhe Hulumtim,Anima, Qendra për të Drejtat e Njeriut, Instituti Alternativa,Juventas, Mans, Shtëpia e sigurt e grave dhe Shoqata e të rinjve me handikap.

Duke pasur parasysh se Komisioni i parë është formuar për të përcjellur hetimet e rasteve të fundit ndaj gazetarëve e ka përfunduar mandatin pa rezultate konkrete dhe për këtë arsye edhe është formua komisioni i dytë i cili tani , sikurse i pari i përjeton opstrukcionet, këto organizata apelojmë që të sigurohen kushtet për punën me sukses të komisionit dhe të njoftohet opinionin me punën që bëhet, thuhet ndër të tjera në letrën e përfaqësuesve të OJQ-ve.

Share.