OJQ-të Hapi i gjelbërt dhe Green Life organizuan trajnime për punën në grup

0

OJQ-të Hapi i gjelbërt dhe Green Life organizuan trajnime për anëtarët e dy organizatave në kuadër të projektit „Liqeni i Shasit, resurs i paprekur i Ulqinit“ me qëllim të forcimit të kapaciteteve të organizatave si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Trajnimi për punën në grup u mbajt në 11 dhe 12 shtator 2019 në afërsi Liqenit të Shasit .Projekti synon ta rikthejë Liqenin e Shasit në fokusin e interesit publik, si në Ulqin ashtu edhe tërë Malin e Zi, dhe aktualisht po analizohen mangësitë dhe nevojat në lidhje me efikasitetin e menaxhimit të këtij liqeni. Zbatimi i projektit zgjat gjashtë muaj dhe është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike.

Share.

Leave A Reply