OJQ-të Hapi i Gjelbër dhe Green Life filluan projektin “Liqeni i Shasit burim i pa prekur i Ulqinit”

0

OJQ Hapi i gjelbër  dhe OJQ Green Life kanë filluar realizimin e projektit “Liqeni i Shasit burim i pa prekur i Ulqinit”, i cili ka për qëllim të analizojë situatën aktuale në Liqenit të Shasit dhe të inicojë hapa të mëtejshëm drejt mbrojtjes së tij.

Realizimi i këtij projekti do ta kthejë Liqenin e Shasit në fokusin e interesit të publikut, si Ulqinit, ashtu edhe tërë Malit të Zi. Projekti do të analizojë politikat, mangësitë dhe nevojat si dhe efektivitetin e menaxhimit të Liqenit të Shasit. Institucioneve kompetente, gjegjësisht Komunës së Ulqinit, do t’u jepen një seri rekomandimesh në lidhje me hapat e mëtejshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e kësaj zone. Analiza e lartpërmendur do të paraqitet në një tryezë të rrumbullakët që do të organizohet në tetor, e cila do të jetë një mundësi ideale për të diskutuar aktivitetet që duhet të zbatohen për të mbrojtur dhe ruajtur përgjithmonë këtë hapësirë.

Aktivitetet e këtij projekti përfshijnë forcimin e ekipit dhe punës ekipore, partneritete midis organizatave që punojnë për zbatimin e këtij projekti, si dhe shikueshmërinë e punës së organizatave, në lidhje me të cilat do të organizohet trajnimi dhe përgatitja e faqes në internet të OJQ Hapi i Gjelbër.

Realizimi i projektit zgjat gjashtë muaj dhe është mbështetur financiarisht nga FAKT përmes programit De facto të zhvillimit, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi përmes programit IPA 2016 Instrumenti të Shoqërisë Civile, dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike.

Për çdo informacion shtesë, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni në adresat më poshtë.

Gjithë të mirat,

Xhelal Hoxhiq

greenstep.ul@gmail.com

NVO Green Life

nvogreenlife@gmail.com

Share.

Leave A Reply