OJQ RDA-UBA: Konkurs fotografik për pastërinë e plazheve dhe rrezikun nga plastika

OJQ RDA-UBA: Konkurs fotografik për pastërinë e plazheve dhe rrezikun nga plastika

0

Agjensioni për Zhvillim Rajonal – Ulqin Biznes Asociacioni është duke realizuar projektin “angazhimi i përdoruesve të plazheve dhe bareve në aksionin “Për Plazhin e Madh më të pastër të Ulqinit” i cili ka për qëllim zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm përmes mardhënies tonë ndaj proukteve të plastikës si dhe ngritjen e vetëdijes së publikut dhe institucioneve lidhur me pasojat e ndotjes nga plastika.

Në kuadër të këtij projekti në ditët në vijim do të mbahet një konkurs fotografik me qëllim që të theksohet serioziteti i këtij problemi kur bëhet fjalë për praninë e plastikës në plazhe, por gjithashtu të promovohen shembuj të mirë të përdorimit të mjeteve zëvendësuese të plastikës. Tri fotot që do të fitojnë më së shumti pëlqime deri më 25 shtator 2018, do të fitojnë çanta nga materialet e recikluara të bëra nga miqtë tanë nga OJQ-ja Eko art.

Please follow and like us: