OJQ “Këshilla” organizoi program me të vegjëlit

0

Në kuadër të organizimeve të manifestimeve të ndryshme fetare me rastin e festës së Bajramit, OJQ Këshilla organizoi edhe programin me më të vegjlit të cilët u prezantuan me lexim Kurani, ilahi e recitime. Manifestimi u mbajt ne galerinë e Qendrës Kulturore dhe ishte i hapur për të gjitha femrat dhe fëmijët, ku interesimi ishte mjaft i madh. Përfaqësuesja e kësaj organizate, Vildana Ukoshata, për Televizionin Teuta tha se qellimi i këtij organizimi është që të mbledhim fëmijët së bashku dhe ta gëzojnë Bajramin, si dhe të fitojnë lirinë e të shprehurit para publikut.

Share.

Comments are closed.