OJQ “Horizonti i Ri” ; Në njohje të vlerave të identitetit kombëtar , vizitë në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kuadër të projektit “Njohja me vlerat e identitetit kombëtar”  të cilin është duke e implementuar OJQ “Horizonti i Ri” po zhvillohen trajnime ligjeruese me nxënës nga Komuna e Ulqinit.

Ky projekt mbështet nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave  në Mal të Zi. Kryetari i Organziatës së Shoqërisë civile Nazif Veliqi, për Televizionin Teuta u shpreh se projekti është vazhdimësi e projektit “Sfidat e identitetit tek të rinjtë shqiptarë”. “Njohja me vlerat e identitetit kombëtar”,   përbëhet nga një cikël ligjerimesh e debatësh, në mënyrë që të rinjtë të mësojnë per identitetin e vet.

Veliq shtoj se përveç kësajë, ne tetojmë që ata ti njohim në mënyre direkte me vlerat e identitetit , për këtë arsye gjatë ditës së mërkurë me këtë grup të  rinjshë  do të udhëtojmë në Tiranë, ku do të vizitojmë Muzeun historik kombëtar, si dhe Godinën e Kryeministrisë.Vizitat në institucione, monumente , objekte,  janë kërkim i dëshmive  materiale që flasin për identitetin tonë kombëtar , tha Veliq.

 

Share.