OJQ Horizonti i Ri prezantoi rezultatet : Qytetarët kanë pak besim në qeverisjen lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata Joqeveritare Horizonti i Ri prezantoi sot rezultatet e hulumtimit të opinionit publik në lidhje me besueshmërinë e qytetarëve ndaj vetëqeverisjes lokale në Ulqin, transparencën e administratës lokale dhe nivelin e bashkëpunimit në relacionin Komunë-qytetar. Ky hulumtimi u bë në kuadër të projektit “Zëri im në komunën time”, i mbështetur nga Ministria e administratës publike. Në prezantim u fol për rezultatet e arritura nga ky hulumtim, të cilët në përgjithësi tregojnë një nivel të ulët të njohurisë së qytetarëve për aktivitetet e administratës lokale, por edhe besueshmërinë ndaj kësaj administrate në përgjithësi.

Një ndër partnerët në këtë projekt ishte edhe Biblioteka e qytetit, e cila edhe më herët ka marrë pjesë në projekte të ndryshme për të rinjtë në qytetin tonë, duke shërbyer si një institucion shembull për nivelin e bashkëpunimit me sektorin joqeveritar.

Si rezultat i këtij projekti u botua edhe publikimi me titull “Zëri i qytetarëve për qeverisje të mirë”, në të cilin janë të përmbledhur të gjithë rezultatet e hulumtimit, kurse versioni online mund të gjendet në web faqen e organizatës Horizonti i Ri.

Share.