OJQ “Horizonti i Ri” organizon konferencë për media

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata joqeveritare  “Horizonti i Ri” , nesër me 14 nëntor në ora 11.00, organizon konferencë për media. Në këtë konferencë publikut do t’i prezantohen rezultatet e hulumtimit të punës së organeve të Komunës së Ulqinit, të realizuar gjatë periudhës korrik-shtator të këtij viti. Ky hulumtim fokusohet në parimin e përgjegjshmërisë, i cili është një nga shtyllat e Reformës së Administratës Publike në Mal të Zi.

Zbatimi i këtij parimi më së shumti pasqyrohet në të drejtën për qasje të lirë në informata me rëndësi publike, si dhe në praktikën e publikimit proaktiv të informatave nga organet e administratës. Përmes këtij procesi kjo OJQ ka monitoruar se si organet e Komunës së Ulqinit, zbatojnë Ligjin për Qasje të Lirë në Informata, veçanërisht, sa e respektojnë rregullin e publikimit proaktiv të informatave për punën e tyre. Synim i veçantë i këtij hulumtimi ka qenë monitorimi i zbatimit të parimit të përgjegjshmërisë në Kuvendin e Komunës e pastaj edhe në organet tjera Administratës Vendore. Gjatë këtij procesi, njëkohësisht janë monitoruar dhe evidentuar se cilat informacione organet e Komunës së Ulqinit nuk i publikojnë edhe në gjuhën shqipe.

Share.