Oferta turistike e Ulqinit prezantohet në Shkup

0

Organizata Turistike e Ulqinit është duke marrë pjesë për herë të tretë në panairin e Shkupit në bashkëpunim me Organizatat lokale të Tivarit, Tivatit, Budvës, Kotorrit dhe Podgoricës. Panairi i Shkupit është njëri ndër më të rëndesishmit në Maqedoni i cili është treg i rëndësishëm për Ulqinin ku edhe numri i turistëve është për çdo vit e më i madh.

Panairi i Shkupit ka filluar me 06 prill dhe do të zgjasë deri me 08 prill dhe pritet të ketë shumë vizitorë por edhe interesim për ofertën tonë turistike. Në këtë panair marrin pjesë rreth 70 ekspozues nga 35 vende të ndryshme që vërteton faktin që është panair i rëndësishëm rajonal dhe për këtë pjesë të Evropës. Ditën e parë stendën e Malit të Zi e ka vizituar edhe ambasadori i Malit të Zi në Shkup, ndërsa drejtori i Organizatës Turistike  Fuad Haxhibeti ka patur edhe takim në ambasadën e Mali të Zi, ku ndër të tjera është biseduar edhe  për një bashkëpunim më të gjërë ndërmjet dy vendeve.  Prej afaristëve nga Ulqini në këtë panair marrin pjesë hotelet Mediteran dhe Llolla.

Vitin e kaluar Ulqinin e kanë vizituar 4.980 turistë nga Maqedonia të cilët kanë realizuar 33.258 fjetje kështu që shpresohet se promovimi i ofertës ë dhe pjesëmarrja në këtë panair do të ndikojnë që edhe numri i turistëve do të shkojë gjithnjë e në rritje.

Share.