Enigma e quajtur K1

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Podgoricë, 3 dhjetor 2014- Gjykatësja e Gjykatës ekonomike  e Podgoricës ,Millica Popoviq  përseri  ka shtyrë për datën 2 shkurt të vitit 2015 seancën e re në rastin K-1 ,ku palë janë Komuna e Ulqinit dhe Atlas grupi.

Në seancën e sotme është dëgjuar dëshmitari, prof. Janko Jankoviq, i cili citohet të ketë thënë se objektet e Sindikatës së Kosovës ishin të ndërtuara në mënyrë jocilësore.

“Vendimi që ato objekte të ndërtohen është sjell në Beograd, ndërsa atje është vendosur edhe që ato të rrohen”, ka theksuar ai.

Te perkujtojme se,

Çështja e Pushimores së Sindikatës së Kosovës në Plazhin e madh të Ulqinit vazhdon të zvarritet  tash 3 dekada e gjysmë edhe ende nuk shihet  fundi I kësaj lënde.

Avokati mbrojtjes i Komunës së Ulqinit,Gëzim Haxhibeti na ka thënë se “në Gjykatën ekonomike në Podgoricë,ka vazhduar gjykimi kundër Komunës së Ulqini mbi rastin “Pushimorja e Kosovës K-1”.

Kjo lëndë gjyqësore,që zvarritet tash 35-vjet e më shumë nëpër gjykatat malazeze, kërcënon  shuarjen e buxhetit të Komunës së Ulqinit. Pala që ka ngritur padinë,është e ashtuquajtura REKREATURS nga Budva, e themeluar pas vitit 1999, kur trupat ndërkombëtare erdhen në Kosovë,transferohet në Podgoricë,duke përvehtësuar pushimoret e punëtorisë kosovare në bregdetin e Malit të Zi.

Pushimorja nuk ekziston, nuk kanë mbetur as gjurmët e saj ,por nuk pushojnë pretendimet për të përftuar nga ai object grandioz.

Tash rrezikon  Komunen e Ulqinit “ta varrosë” firma “Rekreaturs”.

Në të vërtetë, kjo firmë përherë ka gjetur mbështetje në Gjykatën ekonomike të Podgoricës, edhe duke refuzuar reagimet edhe kundërshtimet e Komunës së Ulqinit.

“Rekreaturs” pushimoren e punëtorisë kosovare  në bursë ia ka shitur kompanisë bankare  ATLLAS GRUP, edhe nga Komuna e Ulqinit kërkon 10 milion e 500 mijë euro ?!

Avokati Haxhibeti, shton se si pasojë e mungesës së elementeve të legjimitetit të “Rekreatursit” gjykatësja ,e ka shtyrë vazhdimin e gjykimit për datën 20 tetor.

Gjykata supreme e Malit të Zi e ka refuzuar  dhe mohuar pronësimin e Agjensisë kosovare të privatizimit të Pushimores së Kosovës në Ulqin, edhe miraton vendimin e Gjykatës ekonomike të Podgoricës , e cila “Rekreatursin ” e shpall  pronare e pushimores së punëtorisë kosovare.Qeveritë e Kosovës asnjëherë nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim serioz. Ndiqni biseden me avokatin mbrojtes Gezim Haxhibetin.

http://https://www.youtube.com/watch?v=YmuGszC2TT8

Share.