OBSH: Bie me 14 % numri i të infektuarve me COVID-19 në nivel global

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas një raporti të publikuar nga OBSH,  gjatë 7 ditëve janë raportuar 4.1 milion raste me Covid në të gjithë botën, një rënie në numrin e të infektuarve prej 14% krahasuar me një javë më përpara.

OBSH raportoi gjithashtu 84,000 viktima në të gjithë botën, një rënie prej 2% nga një javë më parë. Rënia më e madhe në numrin e të infektuarve dhe viktimave u regjistrua në rajonin Europian.Sidoqoftë, OBSH paralajmëroi se rastet globale ishin përgjithësisht të larta.

“Pavarësisht nga një rënie gjatë katër javëve të fundit, incidenca e rasteve të Covid-19 dhe vdekjeve mbeten të larta, dhe janë konstatuar rritje të konsiderueshme të rasteve në shumë vende në të gjithë botën”, theksoi OBSH.

Share.